Izraeli ka “injoruar” kryesisht bisedimet SHBA–Iran në Pakistan

Qeveria e Izraelit ka injoruar kryesisht bisedimet që po zhvillohen në Pakistan, të paktën në deklarata publike.

Kryeministri Benjamin Netanyahu nuk ka qenë dakord që këto bisedime të mbahen që në fillim, duke preferuar vazhdimin e sulmeve të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit.

Sipas raportimeve, ai është detyruar të mohojë se është njoftuar me vonesë për një marrëveshje të përkohshme armëpushimi mes Donald Trump dhe Iranit, në një kohë tensionesh globale në rritje.

Ndërkohë, mediat izraelite raportojnë se shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, ka urdhëruar rritjen e gatishmërisë ushtarake në një nivel të ngjashëm me atë para operacioneve të mëparshme, raporton BBC.

Nga ana tjetër, Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht këtë informacion.

Kryeministri Netanyahu ka deklaruar më herët se “gishti mbetet në këmbëz”, duke theksuar se lufta me Iranin nuk ka përfunduar.

Ndërkohë, IDF vazhdon sulmet në Libanin, duke thënë se po godet pozicionet e grupit Hezbollah.

Autoritetet në Bejrut raportojnë se këto sulme kanë shkaktuar mbi 2,000 viktima në javët e fundit, ndërsa vetëm të mërkurën e kaluar u raportuan mbi 350 të vrarë, ku një e treta ishin gra dhe fëmijë, sipas ministrisë së shëndetësisë në Liban.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika