Ka nisur numërimi i votave pas zgjedhjeve parlamentare në Hungari, ndërsa rezultatet e para tregojnë një garë të ngushtë mes opozitës dhe partisë në pushtet.
Në 21.54% të votave të numëruara deri më tani Tisza është përpara në 92 zona zgjedhore, ndërsa Fidesz është në krye në 13 zona zgjedhore.
Sipas të dhënave aktuale, partia e ekstremit të djathtë “Our Homeland” po qëndron pranë pragut prej 5% që nevojitet për të hyrë në parlament.
Ajo pritet të jetë partia e vetme më e vogël që mund të sigurojë ulëse, megjithatë mbetet shumë pas dy partive kryesore.
Gara mes Fidesz dhe Tisza paraqitet e ngushtë, me vetëm 3–4% diferencë mes tyre – në disa zona prin Fidesz, ndërsa në të tjera Tisza.
Procesi i numërimit ka ecur më shpejt në zonat perëndimore të Hungarisë.
Një numër rekord votuesish kanë marrë pjesë në zgjedhjet në Hungari, ku kryeministri Viktor Orban dhe partia e tij Fidesz synojnë të qëndrojnë në pushtet pas 16 vitesh.
Sipas disa prej sondazheve, Peter Magyar dhe partia e tij Tisza mund të jenë në rrugë drejt fitores, megjithatë nuk ka exit poll të besueshëm dhe numërimi i votave sapo ka nisur.
Zgjedhjet në Hungari: Kundërshtari i Orbanit, “optimist” për rezultatin