Udhëheqësi i partisë Tisza, Peter Magyar, ka fituar zgjedhjet parlamentare në Hungari.
Ndërsa, Viktor Orban, ka pranuar humbjen duke i hapur rrugë një ndryshimi të madh politik pas 16 vitesh në pushtet.
Në një fjalim para mbështetësve, Orban deklaroi se “rezultati i zgjedhjeve është i qartë dhe i dhimbshëm”, ndërsa më pas ka telefonuar liderin e opozitës, Peter Magyar, për ta uruar për fitoren.
Edhe vetë Magyar konfirmoi kontaktin, duke shkruar se Orban e ka uruar për rezultatin.
Sipas rezultateve të deritanishme, me rreth 60% të votave të numëruara, Magyar dhe partia e tij janë në rrugë drejt një fitoreje bindëse, madje me mundësi për të siguruar shumicë prej dy të tretash në parlament.
Orban, nga ana tjetër, falënderoi rreth 2.5 milionë votuesit e partisë së tij Fidesz dhe u zotua se nuk do t’i zhgënjejë, duke theksuar se beteja politike do të vazhdojë.
Orban, i cili ka udhëhequr vendin për 16 vjet dhe garoi për një mandat të gjashtë radhazi, deklaroi se rezultati i zgjedhjeve është “i qartë” dhe “i dhimbshëm” për partinë e tij, por u zotua se do të vazhdojë t’i shërbejë vendit nga opozita.
Me 53.45% të votave të numëruara, partia Tisza e Magyar ka siguruar 136 vende në Parlamentin prej 199 deputetësh. Ndërsa koalicioni në pushtet i kryeministrit Viktor Orban, i përbërë nga Fidesz dhe KDNP, ka marrë deri tani 56 deputetë.
Hungaria ka një sistem të përzier zgjedhor, ku qytetarët votojnë si për një parti politike, ashtu edhe për një kandidat lokal.
Votat për partitë përcaktojnë 93 ulëse në mënyrë proporcionale, ndërsa 106 deputetë zgjidhen drejtpërdrejt nëpër zona zgjedhore individuale. Këto mandate shpesh janë vendimtare për rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve.
Zgjedhjet në Hungari, partia opozitare Tisza kryeson në numërimin e hershëm të votave