Një burrë është gjetur pa shenja jete të dielën në Graçanicë.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë kompetente, të cilat kanë konstatuar vdekjen e viktimës.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.