59-vjeçari humb jetën gjatë punimeve, bie nga kati i gjashtë në Ferizaj

Një punëtor ka humbur jetën tragjikisht sot në Ferizaj, pasi dyshohet se ka rënë nga një objekt ndërtimi.

Rasti ka ndodhur rreth orës 11:45 në rrugën “Remzi Hoxha”, ku sipas Policisë së Kosovës, viktima është një mashkull rreth 59-vjeçar, i cili dyshohet se ka rënë nga kati i gjashtë i ndërtesës gjatë punimeve.

Rastin për Duakgjinin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili bëri të ditur se njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me ekipet emergjente që kanë konstatuar vdekjen e viktimës.

Në vendngjarje kanë intervenuar edhe forenzika rajonale dhe inspektorët e punës, ndërsa zona është siguruar dhe kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të rastit.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika