Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherit zv.kryeministri i parë Glauk Konjufca ka bërë homazhe në nderim të kongresistit, Eliot Engel.
Konjufca përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se Engel për dekada me radhë qëndroi me përkushtim të palëkundur duke mbrojtur të drejtën e popullit tonë për çlirim, liri e pavarësi dhe se ky ishte momenti për të nderuar jetën dhe veprën e tij.