Komanda Qendrore e SHBA-së (CENTCOM) siç raporton agjencia Reuters, ka njoftuar se ushtria amerikane do të zbatojë një bllokadë detare në Gjirin e Omanit dhe në Detin Arabik, në lindje të Ngushticës së Hormuzit.
Bllokada do të aplikohet për të gjitha anijet, pavarësisht flamurit të tyre shtetëror.
Sipas njoftimit, çdo anije që hyn ose del nga zona e bllokuar pa autorizim do të jetë subjekt i ndalimit, devijimit ose kapjes nga forcat amerikane.
Bllokada pritet të hyjë në fuqi në orën 14:00 sipas GMT (15:00 sipas orës në Mbretërinë e Bashkuar).
Megjithatë, dokumenti thekson se kalimi i lirë nuk do të pengohet në vetë Ngushticën e Hormuzit për anijet që kalojnë drejt ose nga destinacionet jo-iraniane.
Që nga fillimi i konfliktit më 28 shkurt, BBC ka gjurmuar 392 anije që kanë kaluar në Ngushticën e Hormuzit përmes të dhënave të kompanisë së inteligjencës detare MarineTraffic.
Anijet e mëdha përdorin sistemin AIS (Automatic Identification System), i cili transmeton vendndodhjen e tyre në kohë reale përmes GPS-it.
Megjithatë, sipas ekspertëve, këto të dhëna kanë kufizime, pasi anijet mund ta çaktivizojnë sistemin ose të manipulojnë sinjalin për të fshehur pozicionin e tyre (praktikë e njohur si “spoofing”).
Analiza satelitore mund të ndihmojë në gjurmim, por mbulimi jo i plotë dhe kushtet atmosferike shpesh e bëjnë të pamundur verifikimin e saktë.
Ekspertë të industrisë së energjisë paralajmërojnë se taktika të ngjashme manipulimi mund të jenë duke u përdorur tashmë në rajon për të shmangur kufizimet.
Franca dhe Britania do të mbajnë konferencë për Ngushticën e Hormuzit