Isufi akuzon Kurtin: Tentoi të mashtrojë partitë për Presidentin, mungon besimi politik

Ahmet Isufi, nënkryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në FIVE ka folur rreth fundit të afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të vendit.

Ai ka thënë se Albin Kurti, si lider i partisë më të madhe politike që është në pushtet, në bisedimet me liderët e partive politike për president, ka bërë përpjekje për t’i mashtruar ata.

“Të gjithë është munduar t’i mashtrojë, por me vetë faktin që partitë politike kanë hezitim në raport të bisedimeve me të, kërkojnë formë të shkruar të marrëveshjes, kjo tregon që ka humbur besimi i ndërsjellë mes partisë në pushtet dhe partive të tjera”.

Isufi tutje ka thënë se edhe partitë opozitare do të duhej të kishin një unifikim të qëndrimeve të tyre.

Ai gjithashtu ka theksuar se Kurti, pavarësisht se deklaron se nuk bën pazare, në të kaluarën ka bërë veprime të tilla.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika