Sot mblidhen disa komisione parlamentare

Këtë të mërkurë në Kuvendin e Kosovës do të mblidhen disa komisioneve parlamentare, ku në rend dite janë çështje që lidhen me energjinë, financat publike dhe përzgjedhjen e kandidatëve për institucione të pavarura.

Në orën 09:00, do të mblidhet Komisioni Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të Bordit të RTK-së do të zhvillojë intervistimin e kandidatëve, njofton Dukagjini.

Po në të njëjtën kohë, Komisioni për Ekonomi do të mbajë mbledhjen e radhës, ku do të shqyrtohet në parim Projektligji për Energjinë Elektrike.

Ndërkohë, në orën 11:00 do të mblidhet Komisioni për Buxhet ku do të trajtojë disa çështje financiare, përfshirë Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve (KASH) të Kuvendit të Kosovës për vitet 2027-2029, Raportin vjetor të shpenzimeve për vitin 2025, si dhe Raportin financiar të Avokatit të Popullit po ashtu për vitin 2025.

Në të njëjtën orë, Komisioni për Legjislacion do të intervistojë kandidatët për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika