Sot mbahet seancë gjyqësore për sulmin terrorist në Banjskë

Sot duke filluar nga ora ora 09:30, në Gjykatën Themelore në Prishtinë pritet të mbahet seanca gjyqësore ndaj tre të akuzuarve për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Të akuzuarit Vladimir Toliq, Blagoje Spasojeviq dhe Dushan Maksimoviq, ndodhen në paraburgim, njofton Dukagjini.

Kujtojmë se në shqyrtimin fillestar të mbajtur më 9 tetor 2024, tre të pandehurit janë deklaruar të pafajshëm.

Ndërkohë, ende nuk ka vendim nga kjo gjykatë për 42 të akuzuarit tjerë për këtë sulm, përfshirë edhe Milan Radoiçiq, për të cilët prokuroria ka propozuar gjykim në mungesë.

Po ashtu kujtojmë se Kosova vazhdon të kërkojë ekstradimin e Milan Radoiçiqit dhe të tjerëve nga Serbia, ndërsa ata janë të shpallur në kërkim nga INTERPOL-i.

Më 11 shtator 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave, të cilët akuzohen për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të tjera të rënda penale, por pra vetëm tre prej tyre – Tolliq, Spasojeviq dhe Maksimoviq – janë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika