Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka publikuar çmimet maksimale të lejuara për derivatet e naftës për datën 16 prill, bazuar në vendimin e datës 5 prill për rregullimin e tregut të karburanteve.
Sipas njoftimit të MINT-it, një litër naftë sot mund të shitet maksimalisht me çmim prej 1.75 euro, njofton Dukagjini.
Çmimi i benzinës është 1.43 euro për litër, ndërkaq i gazit 0.88 euro për litër.
Të mërkurën çmimi i naftës ishte 1.76 cent për litër.