Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas tragjedisë së rëndë në Malishevë, ku si pasojë e një zjarri të shkaktuar nga shpërthimi i një bombole gazi humbën jetën tre anëtarë të një familjeje, babai dhe dy fëmijët.
Përmes një reagimi në Facebook, Kurti u shpreh i tronditur nga kjo ngjarje e rëndë.
“Jam i tronditur nga rasti i vdekjes së tre familjarëve, babait me dy fëmijë, nga zjarri si rezultat i shpërthimit të bombolës së gazit në Malishevë.
Në këto momente të rënda shpreh ngushëllimet e mia për të gjithë familjarët e viktimave”, ka shkruar Kurti.