Shkelje qysh në vendpunishten e parë, fillon inspektimi në mbarë territorin

Inspektorati Qendror i Punës të enjten ka nisur inspektimin në kantiere ndërtimi. Pas vendimit të ministrit Andin Hoti, të njëjtit do të inspektojnë për 15 ditë, e qysh në inspektimin e parë u mbyll një vendpunishte në Fushë Kosovë, ku u gjetën shkelje të rënda.

Ishte vendpunishtja e parë që u inspektua, dhe rezultoi se aty kishte jo pak telashe.

Inspektorati Qendror i Punës, këtë të enjte ka nisur aksionin për inspektimin e vendpunishteve në gjithë vendin, pas kërkesës së ministrit, Andin Hoti.

Në inspektimin e parë në komunën e Fushë Kosovës u gjetën shkelje të rënda.

Krejt këto iu kumtuan edhe operatorit ekonomik që po kryente punimet.

Kësisoj, si rezultat i gjendjes u vendos që punimet të ndërpriten përkohësisht.

“Tani do ta hartojmë një raport në bazë të kësaj gjendje, do ta lëmë raportin, do të konstatojmë në mënyrë që brenda afati të paraparë ju t’i merrni masat. Dhe deri në marrjen e masave nuk lejohet puna”, ka thënë inspektori Gëzim Sahiti.

Më shumë për këtë aksionin, foli ushtrues detyre i drejtorit të Inspektoratit, Kastriot Jashari.

“Sot fillon një aksion 15 ditor në gjithë territorin e Kosovës ky aksion është edhe në mandatin tonë dhe me 90% të të gjitha kapacitetve tona po bëhet për herë të parë në kuadër të këtij institucioni” , ka thënë Jashari.

Udhëheqësi i Divizionit për Rajonin e Prishtinës, Ahmet Delolli tregoi për numrin e inspektorëve të angazhuar.

“Plani operativ do të zhvillohet në tërë territorin e republikës me gjithsej 15 ekipe inspektuese me gjithsej 30 inspektor të angazhuar i cili do të zgjat edhe për 14 ditë”, ka thënë Delolli.

Inspektimi, erdhi pas alarmit të ngritur për numrin e punëtorëve që humbën jetën në vendet e tyre të punës, kryesisht në sektorin e ndërtimtarisë – që sipas të dhënave nga Sindikata e Punëtorëve të Sektorit Privat, gjatë këtij vitit tashmë ka mbërritur në 8 raste.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika