Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur çmimet maksimale të lejuara të derivateve të naftës për datën 17 prill.
Sipas njoftimit zyrtar, këto çmime hyjnë në fuqi nga ora 10:00 dhe do të jenë të aplikueshme në të gjitha pikat e shitjes në vend.
Çmimet e përcaktuara janë si në vijim:
- Nafta (dizel): 1.74 euro për litër
- Benzina: 1.43 euro për litër
- Gasi: 0.88 euro për litër.