Tërnava: Kosova model i tolerancës ndërfetare, thirrjet për konvertime janë skenarë të huaj për përçarje

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), Naim Tërnava, në kuadër të tryezës “Bashkëjetesa ndërfetare ndër ne, virtyt hyjnor apo domosdoshmëri shoqërore” e organizuar nga Fondacioni “Drita” dhe mbështetur nga BIK, ka thënë se në dy dekadat e fundit duket sikur dikujt nuk po i pëlqen toleranca dhe harmonia ndërfetare që ekziston në Kosovë.

Kreu i BIK-ut ka përmendur thirrjet për konvertime që janë bërë në Kosovë.

“Duke u thirrë në demokraci e liri të shprehjes dhe duke mos e konsideruar e ditur se çfarë është demokracia dhe limitet që i ka ajo, ata me dashje po rrëshqasin në urrejtje e thirrje të urrejtje të vazhdueshme, duke thirrur për konvertime, në emër të shqiptari të rrejshme prej tyre, që kinse duhet larguar nga islami për të qenë një shqiptar i mirë”, ka thënë Tërnava.

Tërnava është shprehur se një gjë e tillë është krim dhe urrejtje dhe se janë skenar të huaj që dëshirojnë të fusin sherr në kombin shqiptar.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika