Si kaloi Ngushtica e Hormuzit nga e hapur në e mbyllur për më pak se 24 orë?

Brenda më pak se 24 orësh, situata në Ngushticën e Hormuzit ka kaluar nga optimizëm për rihapje në tension të ri, pasi autoritetet iraniane njoftuan rikthimin e bllokadës.

Të premten, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përshëndeti një deklaratë nga Teherani se ngushtica ishte “plotësisht e hapur dhe gati për kalim të plotë”.

Në të njëjtën linjë, Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, sugjeroi në platformën X se lundrimi do të rifillonte normalisht, duke shtuar se Irani do të koordinojë rrugët detare, shkruan CNN, transmeton Dukagjini.

Deklaratat sollën reagim të menjëhershëm në tregjet globale, me çmimet e naftës bruto që ranë rreth 10 për qind brenda pak orësh.

Megjithatë, kjo situatë ndryshoi shpejt, ndërsa media gjysmëzyrtare iraniane Tasnim kritikoi komunikimin për paqartësi mbi kushtet dhe mekanizmat e kalimit.

Më pas, Trump deklaroi se bllokada amerikane ndaj porteve iraniane do të vazhdojë “me forcë të plotë” deri në përfundimin e një marrëveshjeje me Iranin.

Vetëm një ditë më vonë, Garda Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se ka bllokuar sërish Ngushticën e Hormuzit, duke e lidhur vendimin me vazhdimin e presionit amerikan.

“Çdo afrim drejt Ngushticës së Hormuzit do të konsiderohet bashkëpunim me armikun dhe çdo anije që shkel këtë do të jetë objektiv sulmi,” thuhet në deklaratë.

Ngushtica e Hormuzit, një nga rrugët më të rëndësishme të transportit të energjisë në botë, mbetet në qendër të tensioneve mes SHBA-së dhe Iranit.

Pavarësisht sinjaleve të herëpashershme për dialog, të dyja palët duket se vazhdojnë të kenë mospajtime të thella, ndërsa një takim i ri mbetet vetëm një mundësi.

Deklaratat kontradiktore të Iranit krijojnë paqartësi për kalimin në Ngushticën e Hormuzit

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika