Liverpool ka marrë një fitore në derbin e “Merseyside”, duke mposhtur Everton me rezultat 2:1, në ndeshjen e xhiros së 33-të të Premier League.
Heroi i takimit ishte Virgil van Dijk, i cili shënoi golin e fitores në minutën e 100-të, duke i dhënë tri pikë Liverpoolit në kohën shtesë të thellë.
Liverpooli kaloi i pari në epërsi në minutën e 29-të, kur Mohamed Salah realizoi për 1:0.
Megjithatë, Evertoni u rikthye në lojë në minutën e 54-t, me golin e Beto, i cili barazoi rezultatin në 1:1.
Kur ndeshja po shkonte drejt fundit, Van Dijk u shfaq në momentin vendimtar për të vulosur fitoren e skuadrës së tij me 2:1.
Me këtë triumf, Liverpooli ngjitet në vendin e pestë me 55 pikë, ndërsa Evertoni mbetet i dhjeti me 47 pikë.