Aksion në 50 lokacione, arrestohen 34 persona për përfshirje në “lojërat e fatit”

Një aksion i Policisë së Kosovës në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë ka rezultuar me arrestimin e 34 personave të cilët dyshohet se kanë ushtruar veprimtarinë e jashtëligjshme të bixhozit dhe organizmin e skemave piramidale. Sipas ish-drejtorit të Policisë fenomeni është i shtrirë në gjithë Kosovën. Në mesin e të përfshirve edhe vëllai i kryeshefit të ndërmarrjes “Ibër Lepenc”, Faruk Mujka

Loja me fat mori fund, tash për ta filloi “loja” me ligjin.

Këtij lokali në qendër të Vushtrrisë, policia e Kosovës i vuri drynin, pas një aksioni ku në pah nxorri se brenda lokalit kundërligjshëm, luhej bixhoz.

Si rezultat i aksionit të Policisë dhe Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në pranga vetëm në Vushtrri ranë 6 persona.

“Pas meje ky biznes në Vushtrri, është vetëm njëri nga 10 lokalet dhe tri shtëpitë e banimit, të cilët më urdhër të prokurorisë Themelore në Mitrovicë, janë bastisur, nën dyshimin se kanë organizuar veprimtari të jashtëligjshme të bixhozit. Autoritetet gjatë aksionit kanë sekuestruar mjete dhe pajisje elektronike të cilat dyshohet se janë përdorur për organizimin e lojërave të fatit. Ndërkohë, poashtu janë gjetur dhe sekuestruar edhe dokumente të cilat pritet që të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të këtij rasti”.

Por aksioni nuk u ndal vetëm më kaq.

Operacioni u zhvillua në Mitrovicë, Istog e Skënderaj, duke goditur jo vetëm bixhozin ilegal por edhe skema të dyshuara piramidale.

Si pasojë, prokuroria njoftoi se janë arrestuar 34 persona të dyshuar, prej të cilëve, 29 janë dërguar në ndalim prej 48 orësh. E gjatë këtij aksioni, u gjetën rreth 170 mijë euro para të gatshme e sekuestruar prova materiale, armë zjarri, dhe 5 automjete.

Një aksion të tillë ndonëse të duhur, megjithatë e vlerëson të vonuar, ish-drejtori i Policisë, i cili tha se kjo veprimtari është duke lulëzuar në Kosovë.

Ai pati edhe një thirrje për Policinë e Kosovës.

“Dilni në qytetet e mëdha në Ferizaj, Prishtinë, Prizren, pyetni qytetarët të gjithë kanë informacione të deponimit të parave, të cilët janë duke manipuluar me cash-in e qytetarëve dhe po i varfërojnë ata. Skema ka kudo nëpër Kosovë”, ka deklaruar Rashit Qalaj, ish-drejtor i Policisë së Kosovës.

Qalaj thotë se ka informacione për individë të përfshirë.

“Nuk do të bëjë publike emra për shkak se Policia mund të jetë duke i hetuar dhenuk dua ta dëmtojë, nëse i duhet policisë informata jamë i gatshëm të jap informacione policië në këtë drejtim”, ka theksuar Qalaj.

Nga përvoja në polici, Refki Morina thotë se zakonisht personat që kryejnë vepra të tilla janë zakonisht ata që edhe më herët kanë pasur telashe me ligjin.

“Shumica e rasteve kemi të bëjmë me recidivistë të cilët kanë përfunduar dënimet e tyre dhen uk kanë mundur të risocializiohen dhe personat e tillë merren prapë me zanantin e vjetër, andaj duhet që institucionet t’i përcjellin personat e tille edhe pas vuajtjes së dënimit”, ka deklaruar Morina.

Në mesin e të arrestuarve për këtë rast raportohet të jetë edhe Fahredin Mujka, vëllai i kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes hidroekonomike “Ibër-Lepenc” në Mitrovicë, Faruk Mujka.

Televizioni Dukagjini gjatë së dielës ka tentuar të kontaktojë përmes telefonit me Mujkën, por që gjatë ditës nuk ishte e mundur.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika