Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se situata me Iranin “nuk ka përfunduar ende” dhe se zhvillime të reja mund të ndodhin në çdo moment.
Duke folur për mediat pas një takimi me presidentin e Argjentinës në Jerusalem, Netanyahu tha se Izraeli, së bashku me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është i angazhuar në një përballje me atë që e quajti “tirani e Iranit”.
Ai shtoi se janë arritur “suksese të mëdha”, por theksoi se situata mbetet e hapur dhe nuk ka përfunduar.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë tensionesh të shtuara diplomatike dhe ushtarake në rajon, ndërsa SHBA ka njoftuar se përfaqësuesit e saj do të udhëtojnë drejt Pakistan për bisedime që lidhen me konfliktin me Iranin.
Ndërkohë, media shtetërore iraniane ka raportuar se nuk ka bisedime të reja të konfirmuara me SHBA-në, duke i cilësuar raportimet si të pavërteta, ndërsa qëndrimi zyrtar i Teheranit mbetet ende i paqartë.