Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Iranit, Masoud Pezeshkian, mbrëmjen e së dielës.
Sipas një njoftimi nga zyra e Sharifit, telefonata, e cila zgjati rreth 45 minuta, përfshiu diskutime të detajuara mbi situatën aktuale në rajon.
Në deklaratë nuk përmenden bisedime të reja mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, por Sharif falënderoi presidentin iranian për dërgimin e një delegacioni në bisedimet e mbajtura më herët këtë muaj në Islamabad.
Ai theksoi gjithashtu se Pakistani do të mbetet i angazhuar për të kontribuar në paqen dhe sigurinë rajonale, raporton BBC.
Këto zhvillime vijnë pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi se përfaqësuesit e SHBA-së do të udhëtojnë drejt Pakistanit për bisedime lidhur me luftën në Iran.
Megjithatë, media shtetërore iraniane i kanë mohuar raportimet për bisedime të reja, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar nga autoritetet iraniane.