Trump thotë se Marina Amerikane ka ndaluar dhe kapur një anije mallrash me flamur iranian

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar se forcat amerikane kanë ndaluar dhe marrë nën kontroll një anije mallrash me flamur iranian që tentoi të kalojë përmes bllokadës detare.

Sipas Trump, anija u interceptua dhe u paralajmërua fillimisht, por më pas forcat amerikane ndërhynë duke goditur dhomën e motorit për ta ndalur lëvizjen e saj.

Ai shtoi se anija u ndal “menjëherë në vend” dhe më pas u mor nën kontroll nga forcat amerikane.

Ai shkruan se anija, Touska, u ndalua në Gjirin e Omanit dhe iu dha “paralajmërim i duhur për të ndaluar”.

“Ekuipazhi iranian refuzoi të dëgjonte, kështu që anija jonë e Marinës i ndaloi menjëherë duke hapur një vrimë në dhomën e motorit”, thotë Trump.

Ai shton se anija është nën sanksione të Thesarit të SHBA-së “për shkak të historisë së tyre të mëparshme të aktivitetit të paligjshëm” dhe se Marinsat “po shohin se çfarë ka në bord”.

Irani ende nuk e ka konfirmuar incidentin.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika