Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje i ka ofruar LDK-së dy opsione në kuadër të bisedimeve për arritjen e një marrëveshjeje politike.
Ai para mediave ka theksuar se ofertat e paraqitura kanë përfshirë ose postin e zëvendëskryeministrit bashkë me katër ministri, ose pozitën e kryetarit të Kuvendit.
Pra vetëm njërën nga këto dy propozime, që sipas Abdixhikut, kanë qenë pjesë e diskutimeve mes dy partive, por nuk kanë sjellë një marrëveshje përfundimtare.
VV – LDK mbyllin bisedimet pa marrëveshje, Abdixhiku: Kurti insistoi ta mbajë postin e presidentit