VV – LDK mbyllin bisedimet pa marrëveshje, Abdixhiku: Kurti insistoi ta mbajë postin e presidentit

Pas përfundimit të takimit me kryeministrin Albin Kurti, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se bisedimet për çështjen e presidentit janë mbyllur dhe nuk kanë prodhuar asnjë zgjidhje konkrete.

Ai ka thënë se Kurti insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet Vetëvendosjes.

“Insistonte që pozita e presidentit t’i mbetet Vetëvendosjes. Ne nuk mund të propozojmë për dikë që insiston që presidenti të mbetët i partisë së tij”, ka deklaruar ai.

Ai ka theksuar se qëndrimi i LDK-së ka qenë i qartë që nga fillimi, duke theksuar se presidenti i Kosovës nuk duhet të jetë vazhdim i një partie politike në pushtet.

“Prej fillimit parimet e LDK-së kanë qenë të qarta, presidenti i Kosovës nuk duhet të jetë zgjatim i qeverisë. Nuk mund të ketë një situatë ku një parti i kontrollon tri institucionet kryesore”, ka deklaruar Abdixhiku.

Ai ka bërë të ditur se tashmë LDK kthehet te prioritetet e saj politike.

“U përpoqa, provova, nuk arrita fatkeqësisht, tani kthemi LDK-së, dhe misionit të madh të bashkimit të së djathtës”, ka thënë ai.

Abdixhiku ka thënë gjithashtu se në diskutimet me Vetëvendosjen nuk është arritur të ketë pajtim për ndonjë emër tjetër përveç Glauk Konjufcës, duke shtuar se LVV ka insistuar që posti i presidentit t’i mbetet kësaj partie.

Ai ka theksuar se LDK nuk ka diskutuar asnjë emër tjetër përveç atij të përmendur nga pala tjetër dhe se qëndrimet e palëve kanë mbetur të pandryshuara.

Abdixhiku ka deklaruar se LDK-ja e konsideron të mbyllur për diskutim këtë çështje.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika