Alvaro Arbeloa ka komentuar emocionet pas eliminimit të Real Madridit, duke theksuar se skuadra ka merituar më shumë në këtë fazë të garës.
“Ndjenja që kam pasur në rrugë është se ne u PRIVUAM të ishim në gjysmëfinale…”, u shpreh Arbeloa.
Ai shtoi se pavarësisht rezultatit, ka ndjerë mbështetjen dhe krenarinë e tifozëve të Real Madridit për paraqitjen e ekipit në Mynih.
“Kam ndjerë KRENARINË që tifozët e Real Madridit kanë për performancën e ekipit në Mynih… këtë e ndjej çdo ditë.”
Sa i përket të ardhmes së tij në klub, Arbeloa u tregua i qetë, duke theksuar se vendimi nuk i takon atij.
“Qëndrimi këtu apo jo për sezonin e ardhshëm nuk është vendimi im, është gjithmonë klubi që vendos. Nuk jam aspak i shqetësuar.”