Drejtori i FBI-së ngre padi për shpifje ndaj gazetës Atlantic, kërkon 250 milionë dollarë dëmshpërblim

Drejtori i Federal Bureau of Investigation (FBI), Kash Patel, ka ngritur një padi për shpifje ndaj revistës The Atlantic dhe një prej autoreve të saj, Sarah Fitzpatrick, duke kërkuar 250 milionë dollarë dëmshpërblim.

Padia është dorëzuar në gjykatën e distriktit të Kolumbias në SHBA dhe lidhet me një artikull të publikuar më 17 prill, të cilin ekipi ligjor i Patel e cilëson si të “rremë, dashakeq dhe shpifës”. Sipas padisë, revista ka tejkaluar kufijtë e kritikës së ligjshme duke publikuar akuza të pabazuara që, sipas tyre, synojnë dëmtimin e reputacionit të Patel dhe largimin e tij nga detyra.

“Në vend që të mbështetej në fakte të verifikuara, autorja është bazuar në burime anonime, të cilat janë të njëanshme dhe nuk kanë pasur njohuri të drejtpërdrejta për çështjen”, thuhet në argumentimin e ekipit mbrojtës, i cili gjithashtu akuzon revistën për veprim me “keqdashje të vërtetë”.

Nga ana tjetër, The Atlantic ka reaguar duke mbrojtur fuqishëm publikimin. Një zëdhënës i saj deklaroi se qëndrojnë plotësisht pas raportimit dhe se do ta kundërshtojnë padinë në gjykatë.

Edhe redaktori i revistës, Jeffrey Goldberg, theksoi se artikulli është i bazuar në burime të besueshme, duke deklaruar: “Ne i qëndrojmë raportimit tonë mbi Kash Patel”.

Ndërkohë, zëdhënësja e Patel, Erica Knight, pretendoi në rrjetet sociale se ndaj drejtorit të FBI-së janë përhapur vazhdimisht thashetheme dhe akuza për sjellje të papërshtatshme nga media dhe gazetarë të ndryshëm.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika