Petkoviqit i refuzohet hyrja në Kosovë, akuzon kryeministrin Kurti

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, nuk është lejuar të martën të futet në Kosovë, kanë bërë të ditur mediat serbe

Kurti dhe Petkoviq

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq nuk është lejuar të hyjë sot në Kosovë. Siç raporton KosovaOnline, ai tha se për këtë e ka njoftuar dërguarin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, përfaqësuesit e BE-së, SHBA-së dhe QUINT-in.

“Më janë përgjigjur se kjo është shkelje e qartë e marrëveshjes, por edhe se bëhet fjalë për një lloj gabimi teknik. Dërgova një njoftim të ri dhe nesër në të njëjtën kohë do të jem këtu në Konçul për të parë nëse është gabim i ri teknik apo arbitraritet i Albin Kurtit, i cili dëshiron të prishë të gjitha marrëveshjet dhe të pengojë normalizimin e marrëdhënieve me Beogradin”, tha Petkoviq.

Ai kishte në plan të merrte pjesë në përurimin e një sheshi në fshatin Kufce e Epërme të Gjilanit. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës nuk është përgjigjur për Dukagjinin për refuzimin e kësaj ftese.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika