“Mafia e Vuçiqit në Bosnje”, gazetari kroat: Veselinoviq kryen pastrim parash përmes minierave ilegale në Bukova Kosa

Gazetari investigativ kroat Domagoj Margetiç raporton se minierat ilegale të qymyrit në Bukova Kosa kontrollohen nga Zvonko Veselinoviq, i lidhur me presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe përdoren për pastrim parash në Bosnje dhe Hercegovinë.

Në një postim në Facebook, Margetiç ka deklaruar se ka siguruar prova që lidhin Veselinoviqin me këto aktivitete, duke theksuar se më 20 prill 2026, rreth orës 12:07, ka filmuar një makineri të kompanisë “Inkop” nga Cuprija në vendin ku dyshohet se operon një minierë ilegale.

“Edhe pse u përpoqën me të gjitha mënyrat ta fshehin praninë e mafias së Vuçiqit duke hequr mbishkrimet nga makineritë dhe duke përdorur xhipa pa targa, sot bënë një gabim”, ka shkruar ai.

Sipas gazetarit, këto miniera ilegale përdoren për pastrim parash dhe përfitime të paligjshme financiare, duke përfshirë, siç pretendon ai, edhe zhvatjen e fondeve publike nga Serbia që më pas kanalizohen në Bosnje dhe Hercegovinë.

Margetiç ka ngritur gjithashtu pyetje ndaj institucioneve ndërkombëtare, përfshirë Ambasadës së SHBA-së në Bosnje and Herzegovinë dhe Parlamentit Evropian, duke kërkuar sqarime se si persona dhe kompani të sanksionuara nga SHBA mund të operojnë në një shtet tjetër.

Veselinoviq njihet gjithashtu për lidhjet e tij të afërta me Milan Radoiçiq i akuzuar si organizatori kryesor i sulmit terrorist në Banjskë.

Shija e redaktorit

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Të fundit nga rubrika