Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar një letër nga Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump, në përfundim të mandatit të saj.
Në letrën e tij, Trump shpreh mirënjohje për bashkëpunimin e deritanishëm dhe thekson se pret forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve në vitet në vijim.
Ai e ka vlerësuar pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, duke thënë se përfshirja e saj luan rol të jashtëzakonshëm në përfundimin e luftërave në botë.
Osmani ka falënderuar presidentin amerikan për letrën dhe mbështetjen, duke ritheksuar se marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe SHBA-së mbeten të forta dhe të qëndrueshme.
“Lidhjen e fortë të Kosovës me Amerikën do ta ruajmë bashkë, sot e përherë! Falënderoj Presidentin Trump për letrën e dërguar në përfundim të mandatit tim, të cilën e pranova mbrëmë, si dhe për vlerësimin që i ka bërë punës sonë! Ashtu siç thekson edhe Presidenti i SHBA-ve në këtë letër, mirëpresim vazhdimin e bashkëpunimit në vitet në vijim”, ka shkruar Osmani në Facebook.
