Fenerbahçe arrin marrëveshje preliminare me Vedat Muriqin, Mallorca kërkon 10 milionë euro

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi, vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes në tregun e transferimeve, pavarësisht formës së shkëlqyer që po kalon te RCD Mallorca.

Sipas raportimeve të mediave turke, me në krye “Sabah”, Fenerbahçe ka arritur një marrëveshje preliminare me sulmuesin kosovar për një rikthim të mundshëm në Süper Lig.

Raportohet se Muriqi është i hapur për këtë transferim, ndërsa klubi turk po përgatitet të nisë negociatat zyrtare me Mallorcan. Sipas burimeve të njëjta, klubi spanjoll pritet t’i fillojë bisedimet nga shifra prej 10 milionë eurosh për kartonin e lojtarit.

Në anën tjetër, emri i Muriqit është lidhur edhe me një kalim të mundshëm te FC Barcelona, megjithëse vetë lojtari ka theksuar vazhdimisht se ndihet i lumtur në klubin aktual.

Kujtojmë se Muriqi ka kontratë me Mallorcan deri në vitin 2029, duke e bërë çdo transferim të mundshëm të varur nga marrëveshja mes klubeve.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika