Luciano Spalletti i pakënaqur me paraqitjen e Edon Zhegrovës kundër Bolognas.
Sipas gazetarit, Romeo Agresti, trajneri i Juventusit ka kritikuar ashpër anësorin e Kosovës për mungesë të disiplinës taktike, lëvizje të paqëndrueshme në fushë dhe vendimmarrje të gabuara në momente kyçe.
Para aktivizimit në ndeshjen kundër Bolognas, Zhegrova ishte paraqitur me fanellën e “Zonjës së Vjetër” vetëm tre minuta në pesë ndeshjet e fundit.
Ai ishte inkuadruar në sfidën ndaj Sassuolos.