Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, është rikthyer zyrtarisht te VfL Wolfsburg, duke nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin gjerman.
Pas një sezoni mbresëlënës me FC Augsburg, ku tregoi formë të lartë dhe stabilitet në mesfushë, Rexhbeçaj ka bindur drejtuesit e Wolfsburgut për ta rikthyer në skuadër.
Ky transferim pritet të forcojë mesfushën e Wolfsburgut për sezonet në vijim, ndërsa lojtari kosovar synon të vazhdojë me paraqitje të mira në Bundesliga.