Munguan stendat për 2 javë, Kurti e Vitia përurojnë Rinovimin e Kardiologjisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me ministrin, Arben Vitia e ambasadorin e Luksemburgut përuruan transformimin e Klinikës së Kardiologjisë. Investimi arrin vlerën prej 1.5 milion euro, në klinikën në të cilën munguan stendat për dy javë porse tani sipas ministrit gjendja ka ndryshuar

Punimet në hapësirën që do t’i shtoj kapacitetet për pacientët me sëmundje kardiake po i inspekton nga afër.

Të mërkurën, kryeministri Albin Kurti, nën shoqërinë e ambasadorit të Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz e ministrit të Shëndetësisë përuruan transformimin e Klinikës së Kardiologjisë.

Kurtit iu kumtua edhe lajmi që një pacient e kaloi me sukses ndërhyrjen.

Për investimin që po e kryejnë këtu ndau detaje.

“Një hapësirë prej rreth 400 metrash katrorë është transformuar sipas standardeve moderne spitalore, duke krijuar kushte më të mira për mjekët, specialistët, infermierët dhe mbi të gjitha kushte më dinjitoze për shërim të plotë e më të shpejtë për pacientët tanë. Funksionalizimi i Cath Lab-it bashkëkohor dhe vendosja e angiografit të ri përbëjnë një hap të madh përpara në diagnostifikimin dhe trajtimin e sëmundjeve kardiovaskulare”, ka deklaruar Kurti.

E, ambasadori i Luksemburgut theksoi rëndësinë e bashkëpunimit e investimeve në shëndetësi.

“Renovimi është përfunduar në muajin nëntor dhe që nga nëntori janë trajtuar tashmë një mijë pacientë. Pra sot, ky investim është vërtet rezultat i faktit që ne po shpëtojmë jetë këtu. Por nuk bëhet fjalë vetëm për pajisje, por edhe për sigurimin e trajnimit të duhur për mjekët”, ka deklaruar Eric Dietz, ambasador i Luksemburgut në Kosovë.

I pari i shëndetësisë paralajmëroi edhe faza tjera të investimit në këtë klinikë.

“Kemi filluar me renovimin e njësisë gjysmë-intensive, e cila po ashtu do të mbarojë gjatë këtij viti, për të vazhduar pastaj edhe me katin e dytë ku gjenden pacientët kronikë të kardiologjisë dhe në këtë mënyrë po jepim vëmendjen e duhur një nga klinikave më të rëndësishme në sistemin tonë shëndetësor”, ka deklaruar Arben Vitia, ministër i shëndetësisë.

Por më i shkurt qe kur u pyet për mungesën e stendave që pati kjo klinikë para tre javësh.

Për dy javë në Klinikën e Kardiologjisë u trajtuan vetëm pacientët që patën nevojë për ndërhyrje urgjente për shkak të mungesës së disa lloteve të stendave.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika