Finalja e Kupës do të luhet më 21 maj në “Fadil Vokrri”

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll, do të zhvillohet muajin e ardhshëm, saktësisht në javën e fundit të majit.

Dukagjini dhe Ferizaj do të përballen në aktin final, në një duel që do të zhvillohet më 21 maj në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Dy skuadrat siguruan biletën për në finale të mërkurën, pasi në gjysmëfinale eliminuan Ballkanin, respektivisht Llapin, pas dy ndeshjeve të forta dhe të luftuara deri në fund.

Kjo do të jetë hera e katërt që si Dukagjini, ashtu edhe Ferizaj arrijnë në finalen e Kupës së Kosovës.

Një garë që përveç trofeut, siguron edhe një vend në garat evropiane për sezonin e ardhshëm.

Megjithatë, historia pret të shkruhet.

Të dy skuadrat do të kërkojnë trofeun e parë të Kupës në historinë e tyre.

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika