Ekskluzive në Debat Plus: Si dhe çka raportonte Jelena Gjukanoviq te BIA serbe

Autori i emisionit Debat Plus, Ermal Panduri, ka publikuar detaje të reja nga rasti i spiunazhit ndaj Jelena Gjukanoviq, duke zbuluar komunikime që dëshmojnë aktivitetin e saj në bashkëpunim me BIA serbe.

Spiunja e BIA-s, prokuroria kërkon 25 vjet dënim për Jelena Gjukanoviq

Gjatë emisionit, Panduri bëri të ditur se informacionet janë siguruar nga burime brenda sistemit të drejtësisë.

Sipas materialeve të publikuara, Gjukanoviq, e cila kishte punuar në misionin e OSBE në Kosovë, kishte komunikim të vazhdueshëm me agjentin e BIA-s, Aleksander Vllajiq (tashmë i dënuar për spiunazh), të cilit i raportonte për zhvillime të ndryshme.

Agjenti i BIA-s dënohet me 5 vjet burgim dhe 1 mijë euro gjobë për spiunazh

Në një nga komunikimet, ajo kishte raportuar për aktivisten serbe Milica Andriq-Rakiq, duke e cilësuar si “të rrezikshme” për shkak të kontakteve të saj me shqiptarë.

“Milica Andriq, në një forum të OJQ-ve të mbajtur afër Miskos në Aktiv, tha se edhe unë kam kërkuar që të më thonë se kush është pronari i parcelës ku po ndërtohet objekti i ri afër Metohisë dhe askush në komunë nuk ka dashur të më thotë. Tani punon në KoSSev dhe si ekspert në OJQ LINK të mbajtur nga Narko Rakiq, gjithashtu nga Zubin Potoku. Nëna e Milicës është nga Beogradi dhe babai i saj është nga Zubin Potoku ose Zupçi, nuk e di. E di që jeton në Zubin Potok. Ajo është e rrezikshme. Rrin shumë me shqiptar, prej të cilëve mbledh spekulime, e më pas ato i transferon në veri e kështu me radhë”, thuhet në mesazhin e Gjukanoviq.

Mesazhin ia kishte kthyer Vllajiq, përmes të cilit kuptohet qartë se BIA i përgjonte të gjithë aktivistët serbë.

“Mirë, mirë. Ata kanë mjaft e-maila dhe numra telefoni të saj, gjëra të bukura që ja kanë marrë”, thuhet në mesazhin e Vllaijq.

Vllaijq e konfirmon se BIA ia kishte hakuar emailin e Milica Andriqit.

Kjo aktiviste serbe kishte raportuar edhe për vizitën e Aleksander Vuçiqit në veri duke thënë se veriu ishte mbushur me serbë që sjellur nga Serbia. .

Por, kjo nuk ishte targeti i vetëm i Gjukanoviqit.

Ajo kishte informuar Vllaiqin edhe për aktivitetin e dy serbëve të tjerë.

“Të enjten e kaluar, Dushan Radakoviç më çoi në një konferencë që ai organizoi në Prishtinë. Më çoi në godinën e BIRN-it, unë qëndrova në makinë dhe ai shkoi të takonte “shokët” dhe të dorëzonte disa letra. Tani per çfarë dokumentash behet fjale vetem qe te genjej. Ai foli në në makinë me një shqiptar dhe më pas doli për të parë dikë. Sam më tha se ai ishte i shkëlqyeshëm me ta. Atë ditë ka pasur edhe një mbledhje konstituive të komisionit për komunitete në qeveri, dhe Rapajiq, po ashtu nga Prishtina, i cili më parë ka punuar në UNDP në Zveçan, ka qenë anëtar i atij komisioni. Presidenti (i Serbisë) është një fshatar, thonë ata, nga Graçanica. Para disa muajsh, Rapajiq ka punuar tek Dushani.Tani ai punon në OJQ ACDC. Ata nuk donin të flisnin për atë bord për shkakun tim, por me sa kuptova, Dushani ishte anëtar i të njëjtit bord vitin e kaluar. Ata e qortuan edhe Rapajiqin se ai ishte vetëm një ose dy herë me komitetin në Shqipëri, se “e dini pse nuk mund të shkoja”. Nuk e kam idenë se për çfarë bëhej fjalë. Por ata me të vërtetë nuk kanë fytyrë. Për pare i shesin të gjitha”, thuhet në mesazhin tjetër të Gjukanoviq.

Edhe për këtë çështje Vllajiq i ishte përgjigjur, madje duke treguar për presionin e ndalimet që u bënë BIA këtyre aktivistëve në Serbi.

“Të të them diçka. Është ndaluar në Jarinje për 3 orë. Kanë ardhur nga Kraleva, e kanë marrë në pyetje, etj”, thuhet në mesazhin e Vllajiq.

Në këtë situatë është edhe një mesazh që në të njëjtën bisedë, Gjukanoviq ia kthen Vllaiqit.

“Dhe çfarë, ai do t’i bëjë 2-3 punë për ta (për BIA-n), do ta kursejnë pastaj ata (BIA) dhe pastaj do të bëhet i njëjti si dikur. Unë po ju them, ai është si miu, ai gjithmonë gjen rrugëdalje”, ka thënë Gjukanoviq.

Spiunja serbe përveç aktivistëve serbë, spiunonte edhe ndërkombëtarët.

Në një rast target e kishte, Jeff Bieley, shef i misionit të OSBE-së në Kosovë.

“Fatkeqësisht për ne në zyrë, shefi i misionit, drejtori i çështjeve politike është Jeff Bieley, një idiot që punonte për ICO-në dhe që mbante një fotografi të tij me uniformë të UÇK-së në tavolinën e zyrës. Edhe sot e përshëndesin rregullisht nga Srbica (Skenderaj) dhe Gllogoci (Drenasi)”, i kishte shkruar ajo Vllajiqit.

Në raste të tjera Gjukanoviq, raportonte te BIA edhe për aktivitetet e NDI. Të gjitha këto ajo i raportonte te Aleksander Vllajiq, që ishte me gradën e agjentit rezident, grada më e lartë e agjentëve. Edhe ky ishte arrestuar kohë më parë nga organet e sigurisë e madje në gjykatë edhe e ka pranuar fajësinë, duke marrë një dënim me pesë vjet burgim.

Vlen të ceket që në seancën e së enjtes palët kanë paraqitur fjalët e tyre përfundimtare, ku 25 vjet burgim ka kërkuar Prokuroria Speciale në për punonjësen e OSBE-së Gjukanoviq, e cila akuzohet se barti informacione të ndjeshme e të rëndësishme tek BIA serbe. Pas përmbylljes së kësaj çështje gjyqësore, javën e ardhshme trupi gjykues do shpallë aktgjykimin.

Shija e redaktorit

Libraria “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të Hermann...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse tash do të jenë të perkthyer shqip për lexuesit,...

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Të fundit nga rubrika