Në kuadër të Ligës së Evropës, sonte zhvillohen ndeshjet e para gjysmëfinale.
Vëmendje të veçantë pritet të marrë përballja angleze ndërmjet Nottingham Forestit dhe Aston Villas.
Të dyja skuadrat siguruan kualifikimin pas paraqitjeve të mira në çerekfinale.
Nottinghemi eliminoi Porton, ndërsa Aston Villa kaloi pa shumë vështirësi Bolognan.
Përballja tjetër gjysmëfinale luhet mes Bragës dhe Freiburgut.
Skuadra portugeze mposhti Betisin në fazën paraprake, ndërsa Freiburgu eliminoi Celta Vigon.
Ndeshjet e para të kësaj faze, në garën e dytë më të rëndësishme të UEFA-s, luhen nga ora 21:00.
Dueli mes Nottingham Forestit dhe Aston Villas sjell përballë dy skuadra me histori në arenën evropiane, që synojnë rikthimin në majat e futbollit kontinental.
Në përballjet e deritanishme mes tyre në Angli, Aston Villa ka bilanc më të mirë me 64 fitore, kundrejt 40 të Nottingham Forestit, ndërsa 32 ndeshje kanë përfunduar baraz.
Finalja e Ligës së Evropës do të zhvillohet më 20 maj në Stamboll, në stadiumin e Beşiktaşit.