Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të Hermann Hesse

Në Qendrën “Agim Lluka” të enjten u promovua seria e librave të nobelistit, Hermann Hesse, të përkthyera në shqip nga Shtëpia Botuese “Dukagjini”.

Secila një histori ndryshe nga tjetra.

Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”.

Promovimi i serisë së librave u bë këtë të enjte në qendrën “Agim Lluka”, mes mysafirëve vendor e ndërkombëtarë që qenë prezentë.

Përkthyesja Ana Kove, fillimisht pati përgëzime për Shtëpinë Botuese “Dukagjini” për këtë risi që po sjell për lexuesit.

“Urime shumë Dukagjinit për këtë sallë, për këtë qendër për këtë mrekulli të themi për lexuesit. Jam njëkohësisht, ne përkthyesit jemi ndonjëherë edhe xheloz edhe xheloze jam që nuk e kemi një sallë kaq të bukur në Tiranë”, ka thënë Kove.

Kove tutje foli periudhën kur nisi përkthimin e librave të Hesse.

“Unë kisha përkthyer shumë vepra, isha përkthyese e më shumë se njëzet veprave letrare. Pra, erdhi bash në kohën kur isha gati për të përkthyer Hesse-në sepse përvojat e mija tashmë mund ta përballnin një shkrimtar të dimensionit të Hesse”, ka shtuar Kove.

Lartë veprimtarinë e Hesses e vlerësoi profesori, Naser Mrasori.

“Veprat e tij, fillimisht Hesse nuk u mor shumë seriozisht nga kolegët e tij, sepse ishin vitet e para dhe pastaj me krijmatarinë e tij si duket me jetën e tij, me depresionin e thellë me shpërndarjen siç ai e quan fragmentimin e shpirtit të tij erdhi edhe krijimtaria e tij shumë e fuqishme”, ka thënë Mrasori.

Profesori universitar foli më shumë për përmbajtjen.

Tutje paneli i udhëhequr nga Liridona Bytyqi, diskutuan për krijimtarinë e Hesse.

Për nobelistin foli edhe përfaqësuesja nga Ambasada gjermane.

“Hermann Hesse është një nga autorët gjermanofon më të lexuar në botë. Ai është përkthyer në më shumë se 60 gjuhë. Dhe çdo përkthim i ri është diçka unike. Nuk është thjesht një transferim fjalësh, por një proces krijues i mendimeve, i gjendjeve shpirtërore dhe, mbi të gjitha, i nuancave kulturore.”, ka thënë Catalina Heine nga ambasada gjermane.

Përshtypjet e tij për librat e autorit i ndau edhe përkthyesi Ervin Lani.

“Ujku i Stepës”, “Demiani”, “ Nën rrotë”, janë vetëm tre nga 16 librat që Dukagjini ka sjell për lexuesit.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika