Gjithçka vendoset sonte, Bayern Munich – PSG luftojnë për finalen e Champions-it

Gjigantët evropianë Bayern Munich dhe Paris Saint-Germain përballen sërish sonte në një duel që pritet të jetë i zjarrtë, për një vend në finalen e UEFA Champions League.

Ndeshja e dytë gjysmëfinale zhvillohet në “Allianz Arena” duke nisur nga ora 21:00, me PSG-në që mban epërsinë 5-4 nga përballja e parë, e cila u bë gjysmëfinalja me më shumë gola e këtij kompeticioni.

Skuadra e drejtuar nga Luis Enrique triumfoi në Paris falë një paraqitjeje të jashtëzakonshme, ku Ousmane Dembele dhe Khvicha Kvaratskhelia realizuan nga dy gola secili.

Kampionët në fuqi synojnë të arrijnë një tjetër finale dhe të mbrojnë titullin evropian.

Në anën tjetër, Vincent Kompany dhe Bayern Munich futen në këtë sfidë me objektivin e qartë, përmbysjen e rezultatit.

Bavarezët mbështeten te forma e shkëlqyer e Harry Kane, i cili ka shënuar në gjashtë ndeshje radhazi në Champions dhe numëron plot 54 gola në të gjitha garat këtë sezon.

Bayern kishte një seri prej 19 ndeshjesh pa humbje para disfatës në Paris dhe do të kërkojë forcën nga tifozët për të siguruar finalen e parë që nga viti 2020 – pikërisht kur mposhti PSG-në për të ngritur trofeun.

Fituesi i kësaj përballjeje do të sigurojë biletën për finalen e madhe në Budapest, ku tashmë e pret Arsenali.

Gjithçka është e hapur, dhe sonte pritet një tjetër natë e paharrueshme futbolli.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika