Një person është arrestuar mbrëmjen e së enjtes në një qendër tregtare në Pejë, pasi dyshohet se ka sulmuar qytetarët.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, tha se rasti është raportuar rreth orës 20:15, ndërsa njësitet policore kanë reaguar menjëherë.
“Sot rreth orës 20:15, Policia është njoftuar se në një qendër tregtare në Pejë, një person është duke i sulmuar qytetarët. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe është duke u intervistuar në Stacionin Policor në Pejë. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar”, deklaroi Rugova.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari ndodhet në stacion policor, ku po intervistohet lidhur me rastin, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave janë në vazhdim.