Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK

Në Klinikën e Gjinekologjisë po vazhdon intervenimi me metodën e fertilizimit të asistuar mjekësor, ku gjatë katër muajve të këtij viti, përmes analizave janë konfirmuar 6 shtatzëni. Për një vit, në këtë repart u trajtuan 1367 paciente.

Mes qindra konsultave që kryhen paraprakisht, nga to intervenimit i nënshtrohen vetëm disa gra.

Kësisoj, të njëjtat, trajtimin për Fertilizimin e Asistuar Mjekësor, që njihet si IVF, po e marrin në klinikën e Gjinekologjisë.

Nga janari deri në fillim të këtij majit, janë kryer gjashtë transfere, të cilat deri më tani kanë rezultuar pozitive, por që duhet ende kohë për t’u konfirmuar plotësisht.

Për to foli drejtori i klinikës, Zef Ndrejaj.

“Deri tash në këtë vit i kemi gjashtë transfere që presim vazhdimin e shtatzënive të mbara sepse konfirmimin e shtatzënive e kemi por vetëm me analizë por vazhdimi i shtatëzanisë është pak më problem te këto mosha”, u shpreh Ndrejaj për Dukagjinin.

Ndrejaj tha se një numër i madh pacienteve janë të moshave nga 40 deri në 45 vjeç.

“E kemi një numër pra 136 paciente që trajtohen mbi 40 vjece e që mosha është kryesorja për një shtatëzani të mbarë pastaj kemi një numër tjetër prej 36 vjeç e që janë diku 134 paciente që trajtohen”, deklaroi Ndrejaj.

Ndërkohë drejtori bëri të ditur se për tentimin e tretë për fertilizim të asistuar, pacientët duhet të paguajnë një shumë të të hollave.

“Dy tentimet e para janë pa asnjë kosto janë falas, ndërsa në tentimin e tretë, të katërt do të ketë një kosto, por s’është caktuar ende meqë nuk kemi pas raste”, tha ai.

Përgjatë vitit paraprak, në repartin e IVF-it në Gjinekologji janë regjistruar 1,367 paciente.

 

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika