Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët, por me intervale të herëpashershme me diell.
Sipas njoftimit të Institutit Hidrometeorologjik, gjatë orëve të ditës vranësirat konvektive pritet që lokalisht të shoqërohen me riga shiu dhe shkarkime rrufesh, kryesisht në disa zona të kufizuara.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 16 deri në 19 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit me shpejtësi prej 1–11 m/s.