“Nuk ndalemi pa Ramën para gjyqit”, Berisha paralajmëron përshkallëzim protestash

Pas protestës së mbajtur mbrëmjen e djeshme, 8 maj, kryedemokrati Sali Berisha, vijoi me akuzat ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama dhe qeverisë.

Sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare “është i dobësuar politikisht” dhe pretendon se, në kontakte ndërkombëtare, Rama nuk gëzon më të njëjtën mbështetje. Shtoi se këto qëndrime pasqyrohen edhe në opinionin publik europian.

“Edi Rama, de facto është i gjunjëzuar dhe i poshtëruar. Ju garantoj për këtë. Edi Rama, që ta dinë shqiptarët, kudo që shkon, i tregojnë bërrylin. Kudo që shkon, i kthejnë shpinën. Kudo që shkon, sot ai është bërë gossip-i i Europës. Lidhjet e tij patologjike me Ballukun qarkullojnë sot kudo. Dosja Balluku është dosje botërore”, deklaroi Berisha.

Në komunikimin e tij virtual me qytetarët, nuk la pa përmendur ish-zv/kryeministren Belinda Balluku dhe AKSHI-n, dosje të cilat ai thotë se kanë marrë vëmendje ndërkombëtare.

Kritikoi edhe median, duke e akuzuar një pjesë të saj si të ndikuar nga qeveria dhe duke pretenduar se pronarët e mediave përfitojnë fonde publike në mënyrë të padrejtë.

Berisha theksoi gjithashtu se protestat që po zhvillohen janë paqësore, ndërsa paralajmëroi se presioni publik ndaj qeverisë do të vazhdojë.

“Nuk e ndërpresim kurrë protestën pa Lubi Ballukun në burg, pa Edi Ramën para gjyqit. Atje ku e ka vendin. Ta dinë. Ne u themi haptazi, të bëjë çdo gjë, por asgjë në botë nuk na bën të tërhiqemi ne nga këto objektiva ndaj një qeverie që nuk ka asnjë legjitimitet”, u zotua ai./tvklan

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika