Bllokohet aksi rrugor Junik- Gjeravicë shkak i shembjes së dheut nga vërshimet

Komuna e Junikut ka njoftuar qytetarët se si pasojë e vërshimeve të fundit, rruga që çon drejt bjeshkëve është bllokuar përkohësisht për qarkullim.

Sipas njoftimit zyrtar, ekipet kompetente ndodhen aktualisht në terren dhe po punojnë intensivisht për sanimin e aksit rrugor Junik–Gjeravicë, me qëllim rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal dhe të sigurt për qytetarët.

Komuna u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të shmangin lëvizjet në këtë segment rrugor deri në një njoftim të ri, për shkak të rrezikut dhe pamundësisë së kalimit të sigurt.

Autoritetet lokale kanë theksuar se do të informojnë qytetarët në vazhdimësi lidhur me gjendjen në terren dhe përfundimin e punimeve në këtë aks rrugor.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika