Studentët kosovarë i presin lehtësira në SHBA pas njohjes nga institucioni amerikan

Studentët kosovarë do të kenë njohje më të lehtë të diplomave në SHBA dhe më shumë mundësi për studime, bursa dhe bashkëpunime akademike, pasi Agjencia e Kosovës për Akreditim ka fituar status nga institucioni amerikan arsimor. Akreditimi mbetet i kushtëzuar nga respektimi i standardeve, ose në të kundërtën ai rrezikon të tërhiqet

Studentët kosovarë nga tash do të kenë më shumë avantazhe.

Diplomat e tyre do të njihen thuajse me automatizëm në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e përveç kësaj edhe përfundimi i studimeve atje është më lehtë i mundur.

Kjo vjen pas që Agjencia e Kosovës për Akreditim ka marrë statusin autoritet akreditues në Amerikë, pas vlerësimit që mori nga Këshilli për Akreditimin e Arsimit të Lartë CHEA në SHBA.

Një njohje si kjo, sipas drejtorit të Agjencisë, Naim Gashi, nuk i ndal përfitimet vetëm tek studentët.

“Diplomat e tyre do të njihen më shpejtë dhe më lehtë, qoftë për vazhdim të studimeve në Amerikë, qoftë për shkëmbime akademike, për bursa, do të përfitojnë edhe institucionet e arsimit të lartë në Kosovë për shkak se bashkëpunimi me universitetet amerikane do të jetë më i lehtë”, ka thënë Naim Gashi, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Sipas Gashit, aktualisht Kosova është vendi i parë në Ballkanin Perëndimor që e gëzon këtë status.

“Çdo diplomë që posedon akreditim, qoftë në nivel programor apo institucional, do të njihet në Evropë dhe shtetet e Bashkuara, është jashtëzakonisht e rëndësishme për imazhin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë”, ka thënë Naim Gashi, Drejtor i Agjencisë së Kosovës për Akreditim.

Ndërkohë, njohësit e Arsimit në Kosovë shpresojnë se kjo do të kthehet në rritje të transparencës në punën e Agjencisë.

“Shpresojë shumë  që anëtarësimi në këtë institucion të kthehet në përfitim në procedurat e brendshme dhe mbi të gjitha në rritjen e transparencës së punës së Agjencisë së Kosovës për Akreditim”, ka thënë Rinor Qehaja, Njohës i arsimit universitar.

Ky akreditim vlen për një periudhë shtatëvjeçare, por mund të ndërpritet nëse nuk respektohen kriteret, veçanërisht në rastet e ndërhyrjeve politike.

Ndërkohë, vetëm pak ditë më parë, më 27 prill, Kuvendi ka miratuar përbërjen e re të bordit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë, i cili funksionon në kuadër të agjencisë.

Pjesë e anëtarëve është edhe Driton Vela, ish-kandidat i Vetëvendosjes për deputet, kandidatura e të cilit ishte kundërshtuar nga shoqëria civile dhe parti politike.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika