Kuçi kritika BE-së: Ballkani Perëndimor po mbahet peng nga Serbia

Hulumtuesi i jashtëm në Institutin Octopus, Gurakuç Kuçi ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian ndaj Serbisë, duke thënë se BE-ja po vazhdon ta trajtojë Beogradin si “partner normal”, pavarësisht rolit destabilizues që Serbia po luan në Ballkanin Perëndimor.

Në një postim në Facebook në Ditën e Evropës, Kuçi ka thënë se Ballkani Perëndimor nuk duhet të mbahet peng në procesin e integrimit evropian për shkak të Serbisë, të cilën e ka përshkruar si instrument politik dhe gjeopolitik të Rusisë në rajon.

Sipas tij, Serbia vazhdon të armatoset nga aktorë që janë kundërshtarë strategjikë të Perëndimit, ndërsa paralelisht prodhon destabilitet dhe tensione politike në rajon.

Kuçi ka kritikuar edhe Listën Serbe dhe strukturat e lidhura me Beogradin, duke i akuzuar se po përdorin institucionet e Kosovës për të vepruar kundër vetë shtetit.

Ai ka përmendur rastin e kryetarit të Komunës së Zubin Potokut, Millosh Peroviq, për të cilin tha se, sipas raportimeve mediale, pritet të marrë pjesë në një tubim në Podgoricë së bashku me grupe ultranacionaliste serbe, ku do të kërkohet tërheqja e njohjes së Kosovës.

“Kjo nuk është politikë lokale. Kjo është pjesë e një projekti më të gjerë politik kundër shtetësisë së Kosovës dhe stabilitetit rajonal”, ka shkruar Kuçi.

Sipas tij, Kosova aktualisht po mban barrën kryesore të frenimit të ambicieve hegjemoniste të Serbisë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka shtuar se mbështetja ndaj Kosovës duhet të shihet si çështje e sigurisë rajonale dhe evropiane, e jo vetëm si solidaritet politik.

Kuçi ka paralajmëruar gjithashtu për rrezikun e projekteve ultranacionaliste serbe, duke thënë se simbolika dhe hartat që qarkullojnë në këto qarqe tregojnë se synimi i tyre nuk është paqja apo bashkëjetesa, por “rikthimi i logjikës së territoreve, dominimit dhe revizionizmit”.

Ai i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të heqë dorë nga “iluzionet” për Serbinë dhe të përballet me atë që e cilësoi si problemi real i destabilitetit në rajon.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika