Eva Palatova ka deklaruar se Bashkimi Evropian pret më shumë kompromis nga skena politike në Kosovë, në mënyrë që vendi të avancojë në procesin e integrimit evropian.
Në një deklaratë për Kosova Press, Palatova ka theksuar se BE-ja dëshiron që Kosova të vazhdojë rrugën e saj drejt integrimit në union, duke potencuar nevojën për kompromis dhe bashkëpunim politik ndërmjet liderëve vendorë.
“Duam që Kosova të vazhdojë në rrugën evropiane. Duam të shohim kompromise këtu, një udhëheqje politike që bën kompromise politike në mënyrë që ju të përparoni në rrugën drejt Bashkimit Evropian”, ka deklaruar ajo përcjell Dukagjini.
Sipas saj, progresi në raport me Bashkimin Evropian lidhet ngushtë me gatishmërinë e klasës politike për të ndërtuar konsensus dhe për të tejkaluar dallimet politike në funksion të proceseve integruese.