Hyri ilegalisht në Kosovë, arrestohet nga Policia

Policia e Kosovës (Ilustrim)

Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës në aksin rrugor Stubllinë–Pogragjë, pasi dyshohet se ka hyrë ilegalisht në territorin e Kosovës me një veturë me targa franceze.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur më 9 maj 2026, rreth orës 23:10, kur njësiti policor ka ndaluar automjetin që drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar.

Dyshohet se ai kishte hyrë ilegalisht në territorin e Republikës së Kosovës, pasi në pikën kufitare “Dheu i Bardhë”, i ishte refuzuar hyrja për shkak të mungesës së lejes së qarkullimit të veturës.

Me urdhër të prokurorit, automjeti është konfiskuar dhe dërguar në terminalin doganor në Dheu i Bardhë, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika