Arsenal ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në garën për titullin kampion në Premier League, duke e mposhtur West Ham United me rezultat 1:0 në “London Stadium”.
Golin vendimtar për londinezët e shënoi Leandro Trossard në minutat e fundit të takimit, pasi u asistua nga kapiteni Martin Odegaard.
Ndeshja u mbyll me shumë tension, pasi vendasit menduan se kishin barazuar në kohën shtesë me golin e Callum Wilson, por pas një kontrolli të gjatë në VAR, goli u anulua për faull ndaj portierit David Raya.
Raya ishte hero edhe më herët, duke bërë një pritje spektakolare në situatë një me një ndaj Mateus Fernandes.
Pas kësaj fitoreje, Arsenal kryeson tabelën me 79 pikë, pesë më shumë se Manchester City që ka 74, duke iu afruar gjithnjë e më shumë titullit kampion.