Zulfaj merr pjesë në takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane në Nikosia

Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, po merr pjesë në Takimin joformal të Ministrave për Çështje Evropiane që po zhvillohet më 10–11 maj në Nikosia të Qipros, në kuadër të Presidencës Qipriote të Këshillit të BE-së.

Në këtë takim dyditor janë të pranishëm ministra për çështje evropiane nga shtetet anëtare të BE-së, përfaqësues të Komisionit Evropian, si dhe ministra nga vendet kandidate dhe ato potenciale.

Diskutimet janë të fokusuara në të ardhmen e procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Gjatë ditës së parë të aktivitetit, pas një vizite të organizuar në qytet, Zulfaj është pritur nga zëvendësministrja për Çështje Evropiane e Qipros, Marilena Raouna, ku pati gjithashtu takime dhe shkëmbime me kryesues të delegacioneve të shteteve anëtare.

Në ditën e dytë të takimit pritet të zhvillohen diskutime tematike me fokus të veçantë zgjerimin e BE-së. Zulfaj do të marrë pjesë në sesionin për zgjerim, ku do të shtrojë si prioritet çështjen e statusit të Kosovës si vend kandidat dhe hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika