Armëpushimi mes Iranit e SHBA-së në rrezik, Trump refuzon propozimin e ri të Teheranit

Tensionet mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara janë rritur sërish, pasi armëpushimi i brishtë mes palëve po lëkundet gjithnjë e më shumë dhe presidenti amerikan Donald Trump e ka refuzuar propozimin e fundit të Teheranit për t’i dhënë fund luftës.

Sipas mediave ndërkombëtare, ditët e fundit janë regjistruar shkëmbime zjarri, sulme ndaj anijeve dhe tensione të reja mes Izraelit dhe Hezbollahut në Liban, duke rritur frikën për rikthimin e një lufte të hapur në Lindjen e Mesme.

Trump pritet që gjatë vizitës së tij në Kinë t’i kërkojë presidentit kinez Xi Jinping të ushtrojë presion ndaj Iranit për të bërë lëshime, pasi Pekini mbetet blerësi më i madh i naftës iraniane, raporton AP.

Mosmarrëveshjet kryesore mbeten programi bërthamor iranian dhe bllokada ekonomike amerikane. Irani kërkon heqjen e sanksioneve dhe përfundimin e bllokadës para nisjes së negociatave, ndërsa SHBA-ja dhe Izraeli kërkojnë largimin e uraniumit të pasuruar nga Irani, me arsyetimin se ai mund të përdoret për armë bërthamore.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se lufta “nuk ka përfunduar”, duke paralajmëruar se Izraeli dhe SHBA-ja mund të rikthehen në veprime ushtarake nëse negociatat dështojnë.

Ndërkohë, Irani i ka paraqitur SHBA-së një propozim të ri përmes Pakistanit, ku kërkon dëmshpërblime lufte, heqjen e sanksioneve, kontroll të plotë mbi Ngushticën e Hormuzit dhe lirimin e aseteve iraniane të ngrira jashtë vendit.

Megjithatë, Teherani ka ofruar të hollojë një pjesë të uraniumit të pasuruar dhe pjesën tjetër ta transferojë në një shtet të tretë, ndërsa është propozuar edhe një periudhë 30-ditore negociatash për finalizimin e marrëveshjes.

Presidenti rus Vladimir Putin ka shprehur gatishmëri që Rusia të marrë uraniumin iranian, siç kishte ndodhur edhe në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015.

Situata ka ndikuar edhe në tregjet botërore, pasi tensionet në Ngushticën e Hormuzit kanë shkaktuar rritje të çmimeve të naftës dhe gazit.

Në anën tjetër, Irani vazhdon ekzekutimet ndaj personave të akuzuar për spiunazh. Së fundi, autoritetet iraniane ekzekutuan një person të identifikuar si Erfan Shakourzadeh, i akuzuar për bashkëpunim me CIA-n dhe Mossadin izraelit.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika