Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Esmail Baghaei, ka deklaruar se propozimi i fundit i Teheranit për t’i dhënë fund luftës mes SHBA-së dhe Izraelit ishte “i arsyeshëm dhe bujar”, pas kritikave të presidentit amerikan Donald Trump, i cili e quajti atë “krejtësisht të papranueshëm”.
Gjatë një konference për media të transmetuar nga televizioni shtetëror iranian, Baghaei tha se kërkesat e Iranit synojnë jo vetëm mbrojtjen e interesave kombëtare të vendit, por edhe stabilitetin dhe sigurinë e rajonit dhe botës.
“Gjithçka që kemi propozuar përbëhet nga kërkesa të arsyeshme, përgjegjëse dhe bujare”, deklaroi ai.
Sipas Baghaeit, propozimi iranian përfshin ndërprerjen e luftës në rajon, ndalimin e asaj që Teherani e quan “pirateri detare ndaj anijeve iraniane”, si dhe lirimin e aseteve iraniane të ngrira në bankat e huaja për shkak të presionit amerikan, raporton CNN.
Mediat shtetërore iraniane raportuan se kundërpropozimi i Iranit përfshin gjithashtu njohjen e sovranitetit të Teheranit mbi Ngushticën e Hormuzit dhe kompensim për dëmet e shkaktuara nga lufta.